E Shtunë, 31 Tetor 2026

Abete: Futbolli s’është e keqja më e madhe e Italisë

ITALI- Ndërsa mijëra tifozë të Atalantës kanë zhvilluar një protestë kundër përgjimeve të nxjerra nga Prokuroria e Kremonës dhe që rrezikojnë këtë klub, Këshilli Drejtues i Federatës Italiane të Futbollit, ka zhvilluar një mbledhje të posaçme për skandalin e basteve. Federata ka vendosur të forcojë sanksionet për futbollistët që merren me këtë “biznes”, ndërsa presidenti Xhankarlo Abete ka deklaruar se futbolli nuk është e keqja më e madhe e Italisë. “Patëm një debat të gjatë mbi çështjen e basteve, ndërhymë në nenin që i ndalon ato për futbollistët, - deklaroi Abete. – Duhet të rrisim nivelin e vigjilencës dhe të forcojmë kuadrin ligjor. Duhet të gjejmë edhe burimet financiare për të ngritur një task-force mbi këtë fenomen. Jam më i shqetësuar kur ka situata korruptive që lidhen me drejtues sportivë. Futbolli ka shumë probleme, por nuk mendon se është keq se mesatarja e shoqërisë italiane”, shtoi kreu i Federatës.
(m.a/A. Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›