Roshi i bashkohet Këlnit: Bundesliga, një ëndërr për mua
GJERMANI- Odise Roshi ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave, pas mbërritjes në Gjermani, për t’iu bashkuar Këlnit. Ai e ka nisur menjëherë stërvitjen, për të qenë në formë në momentin e startit të kampionatit, ndërkohë që duke folur për gazetën gjermane “Express”, ka rrëfyer disa nga prapaskenat e transferimit. “Kur shkova për herë të parë në Sportlab, pata kontaktin eparë me Volker Finke (drejtori sportiv i Këlnit). Ishte gjithçka shumë profesionale. Të luash në Bundesligë është një mundësi e shkëlqyer, por unë do të jap gjithçka që të fitoj një vend në ekip”, ka thënë Roshi. Në lidhje me integrimin e tij në Gjermani, ai thotë se ka nisur që tani të lexoja libra. “Kam qenë me pushime këtu dhe kam marrë një libër në gjermanisht. Dua të komunikoj me djemtë dhe dua të mësoj shumë shpejt gjuhën. Për momentin jetoj në hotel, ndërsa prindërit kanë ardhur të rrinë me mua për pak kohë”. Roshi ka rrëfyer edhe karrierën e tij: “Unë kam lindur në Fier, ndërsa 16 vjeç u bëra profesionist. Momenti im më i madh ishte goli ndaj Madhëruellit në Europa League”.
(m.a/A.Latifi/BalkanWeb)
(m.a/A.Latifi/BalkanWeb)