Qeveria gjermanekërkon ndihma tëtjera për Greqinë
BERLIN- Ekspertët ndërkombëtarë thonë se Greqia ka nevojë për një program ndihmash në mënyrë që vendi të shpëtohet nga falimentimi përfundimtar.
Kredia aktuale prej 110 miliardë eurosh nuk mjafton thuhet në një raport të Bashkimit Evropian, Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Qendrore Evropiane. Nisur nga kjo situatë, kancelarja Angela Merkel dhe ministri i Financave Wolfgang Schäuble brenda koalicionit qeverisës kanë kërkuar mbështetje për ndihma të reja për Greqinë, shkruan Dwelle.
Sipas të dhënave të pjesëmarrësve të takimit, Schäuble llogarit një ndihmë shtesë për Athinën deri në 2014 prej rreth 90 miliardë euro. Merkel ka mbështetur kërkesën e Schäubles-s që të përfshihen edhe kreditorët privatë të Greqisë. Sipas njoftimeve të korrespondentëve Këtë të enjte grupet parlamentare nga CDU - CSU dhe FDP do të paraqesin një rezolutë për këtë çështje, e cila do të duhet të vendoset ditën e premte në Bundestag.
(Dwelle/balkanweb)