E Shtunë, 31 Tetor 2026

Abete: Italia ka synime të mëdha në Botëror

Presidenti i Federatës italiane të Futbollit (FIGC), Giancarlo Abete, ka shfaqur besimin e tij për kombëtaren zikaltër, duke thënë se është i bindur që Italia do të përmbushë objektivat.

"Nuk ka ndonjë objektiv minimal për ne. është e drejta jonë të synojmë gjithnjë objektivat maksimalë. Ekipi kombëtar ka treguar në të kaluarën në fushë se ka kapacitet fitues dhe shpresojmë se do të jetë e njëjta gjë edhe këtë herë".

"Ne e dimë se ka ekipe që kanë luajtur më mirë se ne dhe që kemi rënë nga lista e FIFA-s, por kemi besim të madh në trajnerin dhe lojtarët", deklaroi Abete.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›