Shkëlqim Muça prezantohet te Skënderbeu, premton titullin
Në këtë mënyrë merr fund edhe telenovela “Mirel Josa”, që fillimisht u konfirmua në prag të “play-out”-it me Kamzën, më pas dha dorëheqjen, sërish u konfirmua te Skënderbeu, e në fund doli jashtë loje. Skënderbeu nuk fiton prej 77 vjetësh një titull kampion. Për herë të parë dhe të vetme e ka fituar në vitin 1933, që përkonte me kampionatin e tretë kombëtar të futbollit.
“Puna ime ka filluar dhe brenda pak ditësh do të kemi konturuar ekipin pretendent për të qenë kampion, sepse titulli nuk duhet të mbetet vetëm në Tiranë”, tha Muça gjatë prezantimit. Shkëlqim Muça ka fituar katër herë titullin kampion si trajner: tri herë me Tiranën (1994-1995, 1999-2000, 2006-2007) dhe një herë me Dinamon (2009-2010). Muça ka fituar edhe një Superkupë me Tiranën.
Skënderbeu është skuadra e pestë në karrierën e 50-vjeçarit, pasi më parë ka drejtuar Tiranën (1994-1995, 1995-1996, 1999-2000, 2005-2006), Teutën (1996-1997), Besën (1998-1999) dhe Dinamon (2008-2009, 2009-2010).