E Diel, 1 Nëntor 2026

Zaneti: Benitezi vazhdon aty ku e la Mourinjo

Sipas 37-vjeçarit, Benitezi do të vazhdojë projektin e lënë përgjysmë nga Hoze Mourinjo. “Nuk kam ndonjë preferencë të veçantë, por Benitezi më duket i përshtatshëm. Klubi e di ç’duhet të bëjë. Trajneri i ri duhet të dijë të menaxhojë lojtarët dhe të mbajë dialogun në grup”, pohoi kapiteni zikaltër.

“Megjithatë, kushdo që të vijë, nuk ka nevojë për ndryshime shumë të mëdha. Mourinjo ka lënë rregull dhe trajneri i ri duhet vetëm të vazhdojë punën e lënë përgjysmë nga paraardhësi”, shtoi Havier Zaneti në një prononcim për të përditshmen italiane “Il Giornale”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›