Abidal: Barça s'më pagoi kur u sëmura
Ka qenë pjesë e Barcelonës për plot 6 sezone, megjithatë Erik Abidal nuk e kursen aspak ish-skuadrën, teksa thotë: "Largimi im nuk ishte çështje parash dhe prova më e qartë është se gjatë gjithë muajve që kam qenë i sëmurë, nuk jam paguar nga ky klub. Ishte një moment mjaft i vështirë. Kur një kontratë përfundon, ke dy alternativa: Ta rinovosh ose jo. Unë isha përgatitur për të dyja situatat, megjithatë, kur nuk m'u rinovua kontrata, gjërat për mua u bënë të vështira për t'u pranuar. Padyshim sot kam fatin e madh për t'u mbështetur te besimi që kanë te unë trajneri dhe presidenti i Monakos."
(a.k/BalkanWeb)
(a.k/BalkanWeb)