Abidal kthehet sezonin tjetër

Nga Express më 25 prill 2011 në ora 17:51
Lajme inkurajuese për mbrojtësin e majtë të Barcelonës, Eric Abidal. Futbollisti francez po e rimerr veten pas operimit që e kaloi me sukses, pasi iu zbulua tumori në lukth.
Dhe, sipas shokut të tij të repartit, Gerard Pique, francezi do të jetë gati për sezonin që vjen.
“Do të kthehet me ne kampionatin e ardhshëm. Ishte një goditje shumë e fortë për të gjithë ne, por ai do ta rimarrë veten shumë shpejt”, theksoi përfaqësuesi spanjoll për të përditshmen ‘El Pais’. Në fillim të prillit, Abidal ka asistuar në një stërvitje të Barcelonës, ku ka takuar shokët e skuadrës.