E Shtunë, 31 Tetor 2026

Suspendohen dy zyrtarë policorë

Nga Express më 25 prill 2011 në ora 20:53

Drejtori i Policisë së Kosovës, ka suspenduar dy zyrtare policor, një rreshter dhe një polic, për dhunën e përdorur ndaj plisave, pas takimit të zhvilluar mes klubeve basketbollistike, Prishtina – Bambi.

Suspendimi i zyrtarëve të policisë është bërë të hënën, ndërsa që të dytë janë shqiptarë, edhe pse ishte njoftuar se përgjegjës për ndërhyrjen brutale ndaj tifozëve, ishte njësiti policisë që kishte ardhur nga Mitrovica.

Pas ndërhyrjes së policisë, Lëvizja Vetëvendosje kishte kërkuar dorëheqjen e ministrit të Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi dhe drejtorit të Policisë së Kosovës, Reshat Maliqaj.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›