E Shtunë, 31 Tetor 2026

Abidal, shëndeti mbi të gjitha

Drejtori sportiv i Barcelonës, Andoni Zubizarreta ka deklaruar se shëndeti i mbrojtësit të majtë Eric Abidal është gjëja më e rëndësishme për yllin francez, në vend të parashikimeve rreth rikthimit të tij në fushë.

33 vjeçari iu nënshtrua transplantimit të veshkës më herët gjatë këtij viti dhe ende nuk dihet nëse do të mund të vazhdojë karrierën. Kurse, Zubizarreta ka insistuar se për Abidalin është me rëndësi të sigurohet se është në shëndet të mirë.

“Rikthimi i Ericut dhe kontrata e tij kanë rëndësi të vogël. Ajo që është me rëndësi është që ai të jetë në shëndet të mirë”, deklaroi Zubizarreta për Canal+.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›