Vetëdigjet një 16 vjeçare në Tibet

Një vajzë 16 vjeçare tibetiane ka vdekur, pasi e kishte ndezur vetveten në pjesën perëndimore të Kinës.
Agjencia shtetërore e lajmeve, Xinhua, duke mos e dhënë emrin e vajzës, ka raportuar se ngjarja kishte ndodhur në fshatin Dageri, në provincën Qinghai, në të cilën jeton popullatë e gjerë tibetiane.
Kjo provincë ishte edhe qendër e protestave kundër administratës kineze në Tibet.
Grupet për të drejtat e njeriut thonë se më se 90 tibetianë e kanë ndezur vetveten prej vitit 2009. Shumica prej tyre kanë vdekur.
Grupi Tibeti i Lirë, me seli në Londër, thotë se 16 vjeçarja në Qinhai ishte njëra nga vajzat më të reja deri me tani që ia ka vënë vetes flakën.