E Shtunë, 31 Tetor 2026

Godo: Përhapja e gripit, e pashmangshme

Shëndetësia duhet të rrisë vigjilencën jo vetëm për shkak të pandemisë por edhe për shkak të sezonit tursitik. Ky është mesazhi i përcjellë nga ministria e Shëndetësisë Anila Godo, gjatë inspektimit për masat e marra në informimin e qyetarëve në dy pikat hyrëse me të mëdha në vend, Portin e Durrësit dhe Aeroportin e Rinasit. Gjatë vizitës në Durrës, Godo u ndal në spitalin e këtij qyteti, ku dhe janë të shtruar 8 persona si të dyshuar me gripin e derrit. Nga Aeroporti i Rinasit, ministria e Shëndetësisë, sqaroi se jo çdo person i prekur nga gripi e ka të nevojshme përdorimin e Tamiflusë, ndërsa deklaroi se disa doza të këtij medikamenti po rikontrrollohen pasi janë në datën e skadencës. Inspektimet e nisura nga Ministria e Shëndetësisë do të shtrihen në të gjitha pikat kufitare dhe spitalet e rretheve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›