Greqia dhe Franca janë përfshirë nga flakët
Temperaturat e larta dhe era e fortë ka ndikuar përhapjen e zjarreve në një pjesë të konsiderueshme të ishullit Elvia, rreth 80 kilometra larg Athinës. Në vendgjarje ka forca të shumta të ndihmës së shpejtë dhe të zjarrfikësve. Autoritetet kanë bërë evakuuimin e të gjithë popullsisë. Fshati Elvia në Greqi është një vend i njohur, pasi çdo vit vizitohet nga shumë turistë të huaj. Deri tani nuk ka të dhëna për viktima apo të plagosur. Metereologët thonë se gjendja mund të përkeqësohet pasi gjatë ditëve në vazhdim temperaturat do të kalojnë 40 gradë Celcius. Zjarret janë një fenomen i përvitshëm në Greqi. Në vitin 2007, humbën jetën 65 persona, në një kohë që si pasojë e flakëve u shkrumbuan fshatra dhe pyje. Po kështu, edhe në Francë, situata paraqitet e njëjtë, ku si pasojë e zjarreve që kanë përfshirë rrethinat e Marsejës, forcat e policisë kanë evakuuar më shumë se 300 persona. Mediat vendase raportojnë se 420 hektarë tokë janë djegur plotësisht. Në vendngjarje janë të pranishëm 170 zjarrfikës dhe disa helikopterë, të cilët po punojnë për shuarjen e flakëve.