Rama: Kolegji Zgjedhor nuk i rezistoi dot pushtetit aktual
Edi Rama ka sulmuar Kolegjin Zgjedhor vetëm një ditë pasi ky i fundit ka refuzuar kërkesën e Partisë Socialiste për të rinumëruar fletët e votimit të Beratit dhe rivlerësuar ato që janë shpallur të pavlefshme. Rama ka ashpërsuar deklaratat e tij dhe ka qartësuar idenë se Partia Socialiste dhe koalicioni i saj, nuk do të njohin rezultatin e zgjedhjeve dhe as qeverinë e ardhëshme që do të krijohet. Sipas Ramës Kolegji Zgjedhor, nuk i ka rezistuar dot peshës së pushtetit aktual duke marrë vendime në kundërshtim me Kodin Zgjedhor. Sipas tij në kod është e përcaktuar qartë, rinumërimi i fletëve të votimit, apo rivlerësimi i tyre, duhet të bëhet edhe kur këtë e kërkojnë 2 anëtarë të kolegjit.