Abkhazia e gatshme për ta njohur Kosovën
Ministri i Punëve të Jashtme i rajonit seperatist të Abkhazisë, Sergej Basma, ka shprehur gatishmëri për ta njohur pavarësinë e Kosovës, njoftojnë agjencitë e huaja.
“Nëse Kosova pajtohet ta pranoj pavarësinë e Abkhazisë, atëher edhe ne do ta pranojnë këtë republikë”, deklaroi Basma.
Përskaj dëshirës, shefi i diplomacisë së Abkhazisë ka shprehur dyshimin se do të ndodhë një gjë e till, shkaku se sipas tij “ autoritet kosovare varen nga SHBA-të dhe NATO”.
Abkhazia është një nga provincat e Gjeorgjisë e cila muajin e kaluar shpalli pavarësinë e saj, e cila u njoh nga Rusia. (INA)