E Shtunë, 31 Tetor 2026

Miloshoski në takimin me diplomatët e BE

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë, Antonio Miloshoski sot do të marrë pjesë në ditën e dytë të takimit joformal të shefave të diplomacisë së vendeve anëtare të BE-së, në Avinjon të Francës.

Në takim, përskaj ministrave të vendeve anëtare të BE-së do të marrin pjesë edhe shefat e diplomacive të shteteve kandidate, Turqisë dhe Kroacisë.

Të pranishëm do të jenë edhe udhëheqësit e lartë të BE-së, si Havier Solana, Oli Ren dhe komisioneri për punë të jashtme Benita Ferero- Valdner.

Në këtë takim shefat e diplomacisë evropiane nuk sjellin vendime, por akordojnë qëndrimet e tyre diplomatike për periudhat e ardhshme, lidhur me çështje të ndryshme .

Është paraparë që shefi i diplomacisë maqedonase të realizojë më shumë takime bilaterale me homologët e tij evropian. (INA)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›