Abonentët, pa faturë telefoni në shtëpi

Ka më shumë së tre muaj që qytetareve të Tiranës nuk u dërgohet fatura e telefonit fiks në shtëpi . Ata shprehen se, mungesa e faturës mujore te telefonit është shndërruar në një problem për ta, sepse ata mësojnë se sa kanë shpenzuar, vetëm kur të paraqiten në sportelet e Albtelekomit për t'i paguar faturat. Por sipas tyre , shumë shpesh ata, nga mungesa e informacionit, detyrohen të paraqiten më shumë se nje herë në pikat postare.
Shumë abonentë kanë sqaruar se kanë disa herë rresht që ankohen për mos ardhje të fatures së telefonit, por ende nuk janë marrë parasysh ankesat e tyre .
Shumë abonentë kanë sqaruar se kanë disa herë rresht që ankohen për mos ardhje të fatures së telefonit, por ende nuk janë marrë parasysh ankesat e tyre .