E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrasja e policëve, Topi kërkon drejtësi

Presidenti i Republikes, Bamir Topi ka ngushëlluar familjarët e punonjesve të policisë të rënë në krye të detyrës. Kreu i shtetit ka dënuar krimin duke e konsideruar një humbje të madhe për vendin.
"Të nderuar familjarë të të ndjereve punonjes të policisë! Më lejoni të ndaj me ju dhimbjen e thellë dhe hidhërimin për ndarjen në mënyrë tragjike nga jeta të të dashurve, rënë teksa kryente detyrën fisnike në mbrojtje të sigurise e rendit të qytetarëve shqiptarë!", është shprehur Topi.
"Nxis të gjitha strukturat që të bëjnë drejtësi. Reagimi i shpejt ndaj këtij krimi, përgjigjja më e mirë për këdo që prek policinë", shtoi presidenti i Republikës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›