E Shtunë, 31 Tetor 2026

Avokati i Popullit: Të merren masa kundër ndotjes akustike

Avokati i Popullit kërkon marrjen e masave ëpr të minimizuar ndotjen akustike në kryeqytet. Fenomeni i cili nuk është vetëm një problem për sezonin veror, ka tërhequr vëmendjen e këtij institucioni. Pa shqetësimit të ngritur nga shumë qytetarë, Avokati i Popullit ka ndërmarrë një investigim, sipas të cilit rezulton se zona e ish- Bllokut ka një ndotje akustike tej normave të lejuara, kryesisht gjatë orëve të mbrëmjes dhe natës, kur zhvillojnë aktivitetet puB-et dhe lokalet më muzikë live.
Problemi i zhurmave, të shkaktuara kryesisht nga lokalet e natës, ka bërë që policia bashkiake në kryeqytet të ndërmarrë një seri aksionesh për mbylljen e aktivitetit të tyre para mesnatës.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›