E Shtunë, 31 Tetor 2026

Abonete, filloi shperndarja ne cdo dispeceri

Prej dy ditesh, ne cdo dispeceri te Tiranes gjenden abone te kategorive te ndryshme. Behet fjale per abonete e studentet, abonete e nje linje si dhe ato te pergjithshmet. Keshtu, pas tre muajsh pushim, sipas sekretarit Hyka jane rikthyer edhe abonete e studenteve. Ndersa pauza e prodhimit dhe shperndarjes se tyre lidhet me faktin se gjate muajve te veres, studentet kane qene me pushime, per shkak te perfundimit te vitit akademik. Sipas Hykes, abonete gjenden ne cdo dispeceri, per shkak se eshte zgjidhur problemi kryesor qe ka te beje me rritjen e cmimit te tyre. Por, problem ende i pazgjidhur ka mbetur mos subvencionimi nga ana e shtetit e kategorive qe udhetojne falas. "Ne ende vazhdojme te kemi probleme te medha financiare nga kjo kategori, e cila na shkakton humbje te medha", thote sekretari i pergjithshem i Shoqates se Transportit Urban ne Tirane, Kujtim Hyka. Nje tjeter propozim i cili nuk eshte miratuar nga Keshilli i Ministrave ishte qe kompetencat per caktimin e tarifave t'i delegoheshin Keshillit bashkiak. "Keshilli i Ministrave nuk mund te mblidhet sa here qe ne kete pike paraqiten probleme. Ndersa nese kjo ceshtje i delegohet Keshillit Bashkiak, atehere problemi eshte me i menaxhueshem", thote Hyka. Sipas tij, gjerat do te vihen ne rruge te mbare dhe do Tirana do te kete shanse per zgjidhjen e problemit te transportit, gje qe eshte emergjente. Deri tani, shoqata ka pasur nje sere problemesh me Drejtorine e Pergjithshme te Tatimeve, e cila per hir te se vertetes nuk ka treguar gatishmeri.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›