Do te rritet shpejtesia e qarkullimit ne rruget e Tiranes
Shtyrjet neper autobuse, vonesat e shumta neper stacione apo edhe problemet e tjera qe na kane shoqeruar cdo dite ne linjat e transportit urban, do t'i perkasin se kaluares. Premtimin e jep sekretari i pergjithshem i Shoqates Kombetare te Transportit Qytetar (SHKTQ), Kujtim Hyka. Ai tregon per gazeten "KJ" te gjitha ndryshimet qe po behen, ne menyre qe pasagjeret te udhetojne ne menyren me komode te mundshme, krejt ndryshe nga deri tani.
Permiresimi
Hyka shpjegon se po behen te gjitha perpjekjet qe SHKTQ te permbushe premtimin e para disa koheve per permiresim kushtesh ne rast te rritjes se cmimit te biletes. E ne fakt, kjo e fundit ka ndodhur, por deri tani nuk eshte mundesuar permiresimi i kushteve. "Kemi punuar per shlyerjen e borxheve qe u kishim firmave te karburanteve, per shkak se kemi pasur humbje te medha. Tani po perpiqemi qe te bejme dicka per te permiresuar sherbimin tone", sqaron sekretari i pergjithshem i Shoqates Kombetare te Transportit Qytetas (SHKTQ), Kujtim Hyka. Sipas tij, gjithcka do te nise nga pastrimi i autobuseve urbane, nderrimi i veshjeve te sediljeve ne rastin kur jane te prishura, apo larja e tyre kur ato jane shume te pista. Nga ana tjeter, Shoqata e Transportit po mendon edhe opsionet e zevendesimit ne menyre graduale se te gjithe autobuseve qe jane ne gjendje mjaft te amortizuar. Megjithate, sekretari i pergjithshem i kesaj shoqate, shpjegon se kostoja e tyre eshte shume e larte dhe se asgje nuk mund te rregullohet sa hap e mbyll syte. "Kjo gje do kohen e saj, megjithate ne do te fillojme qe nga muaji ne te cilin po hyjme", thote Kujtim Hyka. Nga ana tjeter, nuk perjashtohet edhe mundesia e blerjes se autobuseve qe u punon motori me gaz, dhe jo me lende djegese, sic jane ata aktuale. "Nese blihen autobuse te tille, problemi i vetem lidhet me faktin se ata kane teknika te avancuara kur do te shfaqet problemi i riparimit te tyre", thote ai. Megjithate, rendesi ka qe personeli i shoqates ka filluar tashme te beje dicka per permiresimin e kushteve, ndersa pasagjeret duhet te kene durim per te pritur frytet e ketyre permiresimeve.
Shpejtesia
Nje element tjeter qe pritet te "riparohet", sa i perket sherbimit te transportit urban, eshte edhe shpejtesia me te cilen udhetojne autobuset. Sikurse mesohet, ka pasur disa ankesa ne lidhje me faktin qe autobuset urbane ecin me shpejtesi te ulet. Por, Hyka shpjegon se nje gje e tille ka ndodhur me qellim per t'u ruajtur frekuenca e distances se autobuseve nga njeri tjetri. Megjithate, sipas tij, do te behet dicka qe nje frekuence e tille te ruhet, por ama me nje shpejtesi me te madhe te autobuseve. Gjate muajve te veres pati nje reduktim te numrit te autobuseve pikerisht per t'u ruajtur kjo frekuence, ndersa reduktimin e numrit te autobuseve, Shoqata Kombetare e Transportit Qytetes e beri ne mars te ketij viti me qellimin e vetem se kishte shume humbje. Keshtu, operatoret private reduktuan numrin e automjeteve ne masen 50 per qind te numrit te percaktuar nga bashkia, per cdo linje. Shkak per kete mase ishte rritja galopante e kostos se sherbimit, vecanerisht nga rritja e cmimit te karburantit, lubrifikanteve, por pa lene menjane, rritjen e inflacionit, rritjen e tarifave te sherbimit per mirembajtjen e automjeteve (pjese kembimi, energji elektrike, etj). Megjithate, gjithcka eshte stabilizuar tashme.