Arben Frroku interviste per ABC News nga qelia e paraburgimit ne Selanik
Arben Frroku, i dyshuari për vrasjen e kryekomiasarit Dritan Lamaj, flet ekskluzivisht për ABC News nga qelia e burgut në Drejtorin e Policisë në Selanik. Pranon konfliktin me të ndjerin Lamaj por mohon vrasjen e tij mbrëmjen e 24 shkurtit, duke treguar vendin e ndodhjes në atë moment. Vetë i dyshuari pranon foton dhe drekën me drejtuesit e policisë, që sipas tij nuk ishte I rastësishëm. Ai pranon miqësitë me titullarët e policisë dhe rrëfen emrat të tjerë politikanësh me të cilët ka njohje. Në Greqi, ai tregon se është arrestuar në Hotel dhe nuk i janë gjetur drogë dhe armë. Me Arben Frrokun bisedoi gazetari Flamur Vezaj.
Reagon ministria e Brendshme e Shqipërisë
Ministri i Brendshëm ka urdhëruar hetimin e plotë dhe të detajuar të të gjitha lidhjeve të autorit të dyshuar për vrasjen e Kryekomisar Dritan Lamaj. Kështu ka deklaruar zëdhënësi i këtij dikasteri Leonard Olli në një konferencë për shtyp.
Sipas tij të gjitha agjencitë e zbatimit të ligjit janë angazhuar në zbardhjen e kësaj ngjarjeje tragjikem ndërsa ka akuzuar Ramën se po derdh lotë krokodili.
“Rama dhe ‘rilindasit’ e tij, të turrur si hiena për të ushqyer politikën e tyre nekrofile, bëjnë sikur qajnë, duke derdhur lotë krokodili për të ndjerin Kryekomisarin Lamaj, që në dhjetëra raste e kishin cilësuar si bandit.
Z. Rama u shfaq sërish para publikut, në intimidim të plotë të Policisë së Shtetit. Por, a s’ishit ju z. Rama që dërguat kasnecin Tahiri për të organizuar protesta kundër shefit të komisariatit nr. 6, në Kombinat, në mbrojtje të të akuzuarit?
A s’ishte Tahiri yt, që jepte konferenca shtypi pa fund, duke e akuzuar paturpësisht Kryekomisarin Lamaj, gjatë ushtrimit të detyrës së tij, si bandit dhe kriminel?
Z. Rama, sqaro opinionin publik, përse vetëm dy javë më parë ju takuat të dyshuarin Frroku, dhe a i premtuat se do ta bëni deputet?
Përse e fshihni faktin se të nesërmen e takimit tuaj, i dyshuari shkoi në Shkodër filloi hapjen e zyrave elektorale?
Z. Rama, sqaro qytetarët shqiptarë, pse pas takimit tuaj me të dyshuarin, zoti Tahiri ka darkuar dhe biseduar me të në një lokal, te dy kullat, në qendër të Tiranës, nga ora 20:30 deri në orën 02:30 të mëngjesit, dhe çfarë është biseduar në atë darkë?
Përse gjithë ky ngut për të përgojuar një foto të bërë para dy vitesh, tani në mes të procesit hetimor?
Përse nuk u pohon shqiptarëve se, qëllimi yt i vërtetë dhe mediave pranë teje, është pikërisht prishja e hetimit dhe mbrojtja e të dyshuarit për vrasjen e Kryekomisarit?
Z. Rama, ki kurajon të pranosh para shqiptarëve se kryetari i njësisë nr. 6, në Kombinat, i zgjedhuri yt, ka ortakëri në biznes me të dyshuarin.
Pranoje edhe ti, sikundër e pranon Tahiri, faktin se lokalin e të akuzuarit e kishte bazën e tij në Kombinat dhe nga aty organizonte fushatën politike”.
Gjitashtu ai e ka akuzuar Ramën për lidhje me kupolën e krimit
Policia e Shteti është e vendosur me çdo kosto dhe çfarëdo çmimi të përballet me krimin, ta godasë dhe ta mposhtë atë kudo qoftë dhe në këtë mision fisnik ajo do të triumfojë. Në këtë betejë ajo ka gjithmonë mbështetjen e plotë të Ministrisë së Brendshme, Qeverisë dhe gjithë qytetarëve shqiptarë.
Ministria e Brendshme Greke sqaron arrestimin e Arben Frrokut në Selanik
Pas publikimit të intervistës telefonike me të dyshuarin Arben Frroku nga burgu i Selanikut, i cili pretendon se arrestimi i tij është kryer pas nje telefonate nga ministria e brendshme shqiptare ka reaguar Ministria e Brendshme Greke. Sipas nje deklarate te kesaj ministrie, Frroku është arrestuar mëngjesin e datës 25 shkurt në një hotel në Selanik, si i dyshuar për vrasjen e një oficeri të lartë të policisë shqiptare. Bashkë me të dyshuarin, policia greke njofton se ka arrestuar edhe shtetasin Jak Jaku dhe një tjetër shtetas shqiptar. Vete Frroku mohon se në momentin e arrestimit atij i janë gjetur armë dhe drogë. Ndërsa policia greke njofton se bashkë me Frrokun dhe Jakun ishte edhe një shtetas tjetër shqiptar i dënuar me 8 vjet e 6 muaj burg për trafik droge, të cilit iu gjetën dhe sekuestruan një pistolete dhe një sasi kokaine me peshë 3,4 gram.
Të premtën në ora 11:00 të tre të arrestuarit në Selanik do të dalin para togave të zeza, ku pritet edhe komunikimi i akuzave ndaj tyre.