E Shtunë, 31 Tetor 2026

Abonete, rritje deri ne 50%

Luljeta Ndoka
Nje bilete ditore pritet te kushtoje 30 leke, nje abone e pergjithshme 1200 leke, ndersa nje abone studenti, 600 leke. Keto jane cmimet e reja te pritshme per transportin urban. Propozimi eshte bere i detajuar tashme, ndersa pritet vetem qe te marre forme zyrtare me ane te nje vendimi te posacem te Keshillit te Ministrave. Keshtu, qytetaret, qe jane ankuar deri tani me cmimet aktuale te biletave, do t'i enderrojne keto cmime ne nje te ardhme te afert. Kjo, sepse kostoja mujore e qytetareve per kete lloj sherbimi, pritet te rritet ne masen 50 per qind ne krahasim me cmimet aktuale. Qytetaret, pervec mungeses se aboneve, jane te detyruar qe t'i paguajne me shtrenjte keto te fundit, duke i blere gati me dyfishin e cmimit ne tregun e zi.
Projektvendimi
Projektvendimi i pergatitur tashme nga Shoqata Kombetare e Transportit Qytetes, parashikon nje rritje te konsiderueshme te cmimeve per udhetaret. Keshtu, nje bilete njeperdorimeshe, e cila tashme kushton 20 leke, brenda nje periudhe te shkurter pritet te behet 30 leke. Nje progres i tille rritjeje pritet te perfshije edhe abonete. Me te prekur nga kjo rritje do te jene qytetaret e thjeshte, te cilet do te paguajne per transportin 1200 leke ne muaj. Ndersa studentet, te cileve u rimbursohet 50 per qind e vleres se pageses, do te paguajne 600 leke ne muaj per nje bilete te pajtimit mujor, pra abone.
Kushtet
Shoqata Kombetare e Transportit Urban perpiqet te qetesoje qytetaret se, nese miratohet propozimi per rritje, do te ndryshojne edhe kushtet e mjeteve te transportit. "E dime qe kushtet jane shume te keqija, por me keto cmime dhe njekohesisht mungese rimbursimi nga shteti, ne mezi e mbajme aktivitetin ne kembe. Rritja e cmimit te sherbimit do te conte ne standarde shume me te mira", tha per gazeten Kujtim Hyka, sekretar i Pergjithshem i Shoqates se Transportit Qytetes. Ne fakt, Hyka thote se operatoret private te sherbimit te transportit kane humbje nisur nga fakti se shume qytetare perfitojne falas, e shume te tjere me rimbursim. Po te shtojme ketu edhe cmimin e naftes, i cili eshte rritur se tepermi kohet e fundit, domosdoshmeria per rritjen e cmimit te biletave eshte e madhe. Fillimisht, Shoqata Kombetare e Transportit Qytetes hodhi idene e rritjes se cmimit te biletes me 50 leke, gje qe u kundershtua nga mbare opinioni publik. Te indinjuar, qytetaret deklaruan se ajo shifer ishte e paperballueshme. Kjo, sepse nje pjese e madhe e tyre e marrin disa here ne dite autobusin. Ndersa, nese do te behej bilete ditore, pra nje bilete ta perdore gjate gjithe dites, atehere gjithcka do te ishte ndryshe. Por, Kujtim Hyka thote se ne Shqiperi eshte ende heret per ta bere nje gje te tille, sepse ka probleme me emergjente per zgjidhje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›