"I thashe Afrimit te vinte kamerdare ne varka"
Vetem nje dite kishte kaluar nga ngjarja e djeshme, kur Habil Callaku kishte ndihmuar Beqir Sinanin qe te lajmeronte policine dhe te nxirrte te afermit e tij nga liqeni. Edhe pse ka kaluar vetem nje dite nga tragjedia, ne te cilen humben jeten 16 persona, burri, rreth te 50-ve, tregon per gazeten "KJ", se pronari i lokalit duhet te kishte marre masa te nevojshme mbrojtese qe me pare. Sipas tij, salvaxhentet (pajisje shpetuese qe vendosen perreth barkave) dhe mjetet e tjera te sigurise duhet te ishin vene me kohe. Megjithese pronari i lokalit, Afrim Dibra, kishte vendosur disa prej tyre, me pas i kishte hequr per arsye qe nuk dihen. Nderkohe qe, ky i fundit, edhe pronar i tokave perreth ku gjendet lokali, jep si zgjidhje me te mire mbylljen e lokalit, pas kesaj tragjedie.
Ju jeni baror i kesaj lagjeje. Mund te me thoni si e moret vesh tragjedine?
Ishte ora 00:30 kur me trokiten ne dere dhe me thane se ishte mbytur varka. Ishte djali qe arriti te mbijetonte. I ra deres dhe u ngrita, me tha qe varka ishte permbysur dhe ishin mbytur 16 veta. Nderkohe qe 2 kusherirat kishin arritur te shpetonin.
Cfare bete ne ato momente. Kush e lajmeroi policine?
Sapo me tha djali qe shpetoi, i cili vetem dridhej nga te ftohtit, lajmerova policine qe te vinte menjehere. Erdhen forcat policore, nderkohe qe u vendos ndricimi per te nxjerre trupat. Se bashku me ta kam dhene ndihmen time per t'i nxjerr nga varka. Me pas kam shkuar ne shtepi dhe kam marre disa carcafe per t'i mbuluar trupat e pajete. Ishte tragjedi e vertete.
Pas kesaj tragjedie, do t'i lini femijet tuaj te lahen ne liqen?
Sigurisht qe jo. Kjo zone ka qene turistike, ku shume njerez vijne edhe e vizitojne. Me pare edhe laheshin ne kete liqen, tani jo me.
Mendoni se liqeni duhet te mbyllet pas kesaj ngjarjeje?
Per mendimin tim, po. Duhet te merren masa urgjente. Shume njerez kane humbur jeten ne kete liqen. Ne vitin 2002 i kisha thene Agim Dibres qe te vinte 2 ose 3 kamerdare. Faktikisht i vuri, por me pas nuk e di pse i hoqi. I kisha thene edhe me pare qe te vinte rripa sigurimi te gjithe stolave te varkes, por serish nuk me degjoi.