E Shtunë, 31 Tetor 2026

Depresioni, vetehelmohet 52-vjecari

Elbasan - Nje 52-vjecar, nga Elbasani, eshte vetehelmuar dje ne kushtet e nje gjendjeje te renduar depresive. Burime nga policia vendore bene te ditur se Gani Biba, ka konsumuar nje sasi te konsiderueshme medikamenti bujqesor. Edhe pse eshte derguar menjehere ne spitalin kirurgjik te Elbasanit, ai nuk ka mundur te shpetoje, pasi, sipas mjekeve, sasia e helmit qe kishte konsumuar ishte ne doze te madhe. Sipas burimeve te policise dhe grupit hetimor te ndodhur ne vendin e ngjarjes, behet e ditur se 52-vjecari eshte vetehelmuar ne kushte depresive dhe kjo eshte pista ku jane perqendruar hetimet.
F.S.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›