Berisha: Prokuroria te hetoje tragjedine
Kryeministri Berisha ngushelloi diten e djeshme familjen Spahiu, e cila humbi djalin dhe gruan ne tragjedine e liqenit te Farkes. Kryeministri Berisha, ne pergjigje te interesit te medias, lidhur me hetimet e kesaj ngjarjeje, tha se organi i Prokurorise ne menyre te padiskutueshme do te beje nje hetim te plote te te gjithe ngjarjes dhe do te nxjerre pergjegjesite, te cilitdo qofshin. Gjate vizites se ngushellimit ne familjen Spahiu, Kryeministri shprehu dhimbjen e madhe dhe ngushellimet me te sinqerta per kete humbje te rende, e cila ka shokuar mbare opinionin publik.