E Shtunë, 31 Tetor 2026

ZMK: Protesta nese rriten cmimet

Zyra per Mbrojtjen e Konsumatorit, ZMK, do te hidhet ne protesta nese Keshilli i Ministrave do te vendose rritjen e cmimit te biletes dhe te aboneve mujore. Koordinatori iu kesaj zyre, Altin Goxhaj, tha dje se Bashkia e Tiranes dhe shoqata fitojne shume edhe me cmimet aktuale, ne kurriz te njerezve. "Pervec fitimit me ane te biletave dhe aboneve, ato fitojne edhe me reklamat qe vendosin neper autobuse", tha Goxhaj. Sipas tij, evazioni fiskal qe shkaktohet me ane te ketij lloj sherbimi, shtohet cdo dite. Goxhaj shpreh bindjen se cdo dite udhetojne me autobuset urbane mbi 100 mije qytetare dhe se nuk eshte aspak e vertete shifra se levizin rreth 25 mije qytetare. "Shifrat e verteta i fshehin, por une i posedoj ato", tha Goxhaj, duke shtuar se shkeljet qe ben shoqata dhe Bashkia e Tiranes jane disa miliona dollare. "Privatizimi neoliberist i transportit urban ne mungese te nderhyrjes qeveritare dhe te dores se fshehte te tregut do te sjelle fitime te medha kapitaliste nga njera ane dhe varferim te metejshem ekonomik te konsumatoreve nga ana tjeter", tha Goxhaj.
Te dhenat
30 leke pritet te behet vlera e nje bilete, nga 20 leke qe eshte aktualisht
1200 leke pritet te behet nje abone mujore, nga 800 leke qe shitet aktualisht
600 leke do te kushtoje nje abone studenti, pas miratimit te cmimeve nga qeveria
50 per qind eshte propozuar qe te jete masa e rritjes se cmimit te biletes dhe aboneve mujore per dy kategorite e ndryshme te pasagjereve. Pak muaj me pare u propozua rritja ne masen 150 per qind, pra qe bileta te behej 50 leke, por reagimet qene te shumta
100 mije udhetare ne dite, pretendohet nga Zyra per Mbrojtjen e Konsumatorit qe te jete numri real i njerezve qe udhetojne ne dite. Po te llogarisim faktin se nje person e merr disa here autobusin, sipas ZMK-se, fitimet jane kolosale

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›