PS, sistem amerikan per kandidatet
Oli Xhilaga
Analiza dhe testimi i detajuar ne te gjitha zonat elektorale do te jene dy shtyllat kryesore mbi te cilat do te bazohet lista shume-emerore e kandidateve te PS-se per garen elektorale te 2009-es. Kapacitetet dhe perberja e seciles zone zgjedhore do te jene ne fokusin e analizave qe kupola roze do te zhvilloje pergjate gjithe periudhes paraelektorale, faze ne te cilen do te perzgjidhen dhe kandidatet potenciale, qe do te perfaqesojne Partine Socialiste ne konkurrimin per legjislativin e ardhshem. Keshtu, edhe pse ende nuk eshte vendosur konkretisht mbi strategjine qe do te aplikohet per kete ceshtje, burime prane selise roze bejne me dije se diskutimet e deritanishme jane te perqendruara ne keto dy piketa. Megjithate mbetet ende per te pare, nese do te mbeten keto dy elemente kryesore per perzgjedhjen e kandidateve, per sa kohe nuk ka nje sistem zgjedhor te percaktuar ne menyre perfundimtare. Por, ne rast se do te jene keto parimet kryesore, mbi te cilat do te hartohet lista e kandidateve per deputete, atehere ajo do te perbehet nga kandidate do te rikandidojne serish, por dhe emra te rinj qe do te sjellin dhe eliminimin disa prej figurave te vjetra. Momentalisht, kampi roze insiston ne nje sistem proporcional rajonal, me lista te mbyllura.
Perzgjedhja
Kandidatet per deputete qe do te perfaqesojne Partine Socialiste do te perzgjidhen nga nje analize dhe testim i perberjes se zonave zgjedhore. Ne te gjitha keto zona do te kete nje vezhgim paraprak per perberjen e komuniteteve dhe komponentet qe mund te perthithen nga keto zona. Keshtu, pervec figurave aktuale te PS-se ne listen e kandidaturave do te kete dhe elemente te ri, duke u perpjekur qe te perfaqesohen denjesisht te gjithe banoret e nje komuniteti te caktuar. Kjo do te sjelle dhe kosto per ndonje emer te caktuar, aktualisht deputet i PS-se, gje e cila do te percillet me jo pak shqetesim brenda llojit, ashtu sikurse ndodhi dhe ne kohen e riorganizimit te kesaj partie. Nderkohe qe, nenkryetari i Grupit kuvendor socialist, Erion Brace, gjate nje debati televiziv vuri ne dukje faktin se te gjitha kandidaturat per deputete, edhe pse mund te jene lista proporcionale, fillimisht do te certifikohen nga baza, duke kaluar kesisoj ne siten e anetaresise. Me ane te kesaj strategjie PS hedh poshte pretendimin e ngritur se fundmi per pergatitjen e nje liste kandidatesh vetem me urdhrin e lidershipit roze.
Motivimi
Ne gare pavaresisht kandidateve qe do te paraqiten, votat do te jene te ndara, ashtu sikurse eshte dhe elektorati, i majte dhe i djathte. Por, nese ne listen per deputete nuk do te rezultojne te gjithe fitues, kupola roze ka programuar dhe elementet motivues. Kesisoj, te gjithe kandidatet per deputete ne nje zone te caktuar, duhet te jene te bashkuar dhe te kontribuojne per fitoren e PS-se, pavaresisht nese do te arrijne te behen apo deputete. Kjo pasi dhe per kete pjese do te ofrohen poste drejtuese ne sektore te rendesishem, ne rast se kjo force do te vije ne pushtet.
30
per qind e listes se kandidateve per deputete te PS-se do t'i lihet te perfaqesohet nga figura e gruas. Ne kete menyre, ashtu sikurse dhe ne te gjitha forumet drejtuese te kesaj partie, ku perfaqesimi i gruas eshte ne po te njejten mase, e kjo e sanksionuar dhe ne statut, tashme dhe ne garen e ardhshme elektorale do te aplikohet po e njejta skeme.
14
muaj na ndajne nga fillimi i nje fushate te ethshme elektorale. Viti i ardhshem perkon dhe me zhvillimin e zgjedhjeve te pergjithshme, ku secili kamp politik do te luftoje qe te marre pushtetin. Nderkohe qe partite politike ende nuk kane gjetur gjuhen e perbashket per pergatitjen e reformes zgjedhore, ku i gjithe debati eshte perqendruar te lloji i sistemit qe do te perdoret.