E Shtunë, 31 Tetor 2026

QSUT/ Transplanti i veshkes ne shkurt

Tashme pritet vetem caktimi i dates nga mjeket italiane dhe realizimi i transplantit te veshkave ne Qendren Spitalore Universitare "Nene Tereza" do te jete nje realitet. Sipas sekretarit te Pergjithshem te Ministrise se Shendetesise, Bardh Spahia, tashme cdo gje eshte gati duke filluar qe nga aparaturat, sallat e operacionit dhe deri tek instalimi i nje ekografie, e cila do te beje te mundur ekzaminim e pacienteve para edhe pas nderhyrjes kirurgjikale. "Aktualisht ne Qendren Spitalore Universitare "Nene Tereza" cdo gje eshte gati, pritet vetem ardhja e mjekeve italiane, te cilet kerkojne te asistojne ne nderhyrjen e pare qe do te kryhet" eshte shprehur Bardh Spahia, sekretari i Pergjithshem ne Ministrine e Shendetesise. Sipas ketij te fundit jane 4 cifte pacientesh, te cilet kerkojne te kryejne kete lloj nderhyrjeje dhe qe iu jane nenshtruar te gjitha ekzaminimeve dhe analizave te nevojshme. "Pacienti i pare qe do t'i nenshtrohet nderhyrjes se transplantim, eshte nje vajze e cila do te marre veshken nga nena e vet" ka pohuar Spahia. Sipas tij, ky operacion eshte parashikuar te kryhet nga financimet e projektit INTERREG 3, i cili parashikonte kryerjen e tranpslantit per tre paciente. Sipas ketij projekti, dy prej transplantimeve u kryen ne Itali kurse i treti do te kryhet ne QSUT nen asistencen e mjekeve italiane dhe atyre shqiptare. Me pas do te jene vete mjeket nefrologe te vendit tone, te cilet jane specializuar ne kete fushe, qe do te kryejne keto nderhyrje. Pala italiane ka vene ne dispozicion 500 mije euro per blerjen e aparaturave, qe konsistojne ne pajisje per Laboratorin e Imunologjise ne QSUT, te cilat do te ndihmojne ne krijimin e nje mjedisi te pershtatshem per dhuruesin e veshkes dhe pacientin. Kjo do te thote qe te sherbeje si nje nder garancite me te domosdoshme, per kryerjen e transplantit dhe per pajisje te nevojshme per sallen e kirurgjise, ne kryerjen e operacionit.

Projekti

Projekti INTERREG 3 i nisur prej vitesh pritet te nderprese edhe kurimet e shumta qe behen jashte vendit, si dhe te sjelle uljen e numrit te pacienteve, te cilet kryejne hemodialize ne QSUT dhe ne rrethe.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›