E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aborti, Obama zemeron Vatikanin

Pas mbylljes se burgut te Guantanamos, brenda nje viti dhe ndalimit te tortures, Obama mban nje qendrim te ashper ndaj nje tjeter ceshtjeje me rendesi qe mund te zemeroje jo vetem konservatoret amerikane por edhe Vatikanin. Sipas Shtepise se Bardhe, Presidenti Obama ka vendosur te rifinancoje organizatat nderkombetare jo qeveritare per planifikimin familjar, te cilat jane pro abortit. Me t'u bere publik lajmi, kane shperthyer polemikat. Keto financime u ndaluan ne fillim nga ish-Presidenti republikan Ronald Regan ne vitin 1984 pas konferences se Kombeve te Bashkuara ne Meksiko. Me pas u lejuan ne janar te '91 nga administrata e Bill Klintonit e pas ardhjes se Bushit u ndaluan serish. Lajmerimet u bene te gjitha ne daten 22 janar, diten kur eshte legalizuar aborti ne Shtetet e Bashkuara. Obama u tregua i kujdesshem. Priti vetem nje dite per te dhene lajmin, duke theksuar se shtatzenite e padeshiruara duhen parandaluar. Menjehere kane shperthyer protestat e grupeve anti-abortit te peshkopeve, te cilet i jane drejtuar zv/presidentit Joe Biden, qe eshte katolik. Te ndergjegjshem per magnituden e problemit, Shtepia e Bardhe pret nje reagim negativ nga Vatikani, nje nga arkitektet e politikes se vitit '84.

KLONIMI

Nje tjeter motiv i kontrastit mes Obames dhe Vatikanit eshte edhe vendimi i Administrates Federale per ilacet dhe ushqimet per lejimin e eksperimenteve me qelizat staminale, qe priten te jene gur-themel i mjekesise. Vatikani e kundershton kete, sepse keto qeliza merren nga embrione ne klinikat e fertilitetit dhe ne thelb nenkuptojne qenie njerezore. Ne ndryshim nga paraardhesi i tij Xhorxh Bush, raportet Obama Vatikan do te jene te veshtira. Ka me shume sintoni ne politiken e jashtme por shume pak ne ate, qe amerikanet e cilesojne si politike sociale.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›