E Diel, 1 Nëntor 2026

Horror ne Belgjike, vriten 4 femije

Kater femije te vegjel dhe nje i rritur jane vrare ne nje menyre makabre mengjesin e djeshem ne kryeqytetin e Belgjikes, Bruksel. Burri, te cilin deshmitaret e pershkuan si nje njeri me fizik te holle dhe mendje gjakftohte, eshte futur ne cerdhe qe ndodhet ne qender te qytetit. Ai filloi te trembte femijet dhe personelin, ndersa u afrohej me thike ne dore.

Personeli i sherbimit ka mbetur i shokuar nga cmenduria e agresorit, i cili gjithmone sipas deshmitareve, u largua nga cerdhja me nje biciklete, qetesisht, a thua se nuk kishte ndodhur asgje.

Ngjarja

Episodi i dhunshem eshte regjistruar ne Dendermonde, rreth 30 kilometra mbi pjesen perendimore te kryeqytetit Belg. Ne nje cerdhe ku ndodheshin shume femije dhe kujdestaret e tyre, nje person i armatosur me thike eshte futur me dhune dhe ka therur kater femijet e pare qe i kane dale perpara. Ngjarja ka ndodhur rreth ores 10 te mengjesit. Ai ka ardhur ne cerdhe dhe ka kerkuar te flase me nje prej kujdestareve. Krejt papritur ai ka nxjerre thiken dhe ka detyruar kujdestarin t'i hape deren. Me te hyre brenda ai ka goditur ke i ka dale perpara. Me pas eshte ngjitur ne nje kat me lart ka vazhduar te godase femijet.

Faktet

Agresori i moshes 30 vjecare eshte babai i nje prej femijeve te vrare. I cmenduri kishte lyer fytyren me shirita te bardhe dhe te zinj gjate masakres se frikshme. Me pare, ai ishte shtruar ne nje spital psikiatrik. Te plagosurit jane trembedhjete. Nder ta, dhjete femije disa prej te cileve ne gjendje te rende shendetesore dhe tre te rritur te cilet jane perpjekur te shmangin tragjedine duke luftuar trup me trup me te cmendurin. Ky i fundit pas masakres ka arritur te largohet me nje biciklete por eshte arrestuar nga policia, disa minuta me vone. Autoritetet thane se nuk dihen akoma shkaqet qe e shtyne ate person te kryeje kete cmenduri.

Ne momentin e aktit makaber ne cerdhe ndodheshin 18 femije. Televizionet lokale e kane pershkruar vrasesin si te gjate, me nje fizik te holle e me problem mendore. Krimi makaber ka shokuar te gjithe komunitetin vendas, por jo vetem, pasi lajmi, ne pak minuta ka bere xhiron e botes.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›