E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiperia, 200 operacione "te pamundura" per 2008

Per vitin e kaluar rreth 200 paciente shqiptare kane mundur te operohen jashte vendit, per shkak se spitalet tona nuk mund te ofrojne disa lloje sherbimesh, apo operacione te veshtira. "Gjate vitit te kaluar rreth 200 paciente kane marre sherbimin e tyre ne spitalet e vendeve te tjera, pikerisht ne Greqi dhe ne Turqi vende ne te cilat ne kemi marreveshje per kryerjen e ketyre nderhyrjeve kirurgjikale" ka pohuar sekretari i Pergjithshem ne Ministrine e Shendetesise, Bardh Spahia. Sipas tij, pavaresisht se ka qene nje numer i madh pacientesh, te cilet kane kerkuar te shkojne jashte vendit per kurim, vetem nje pjese e tyre kane mundur te marrin kete sherbim. "Kane qene rreth 130 paciente te cilet kane kerkuar te kurohen ne spitalet turke dhe 100 prej tyre kane marre pergjigje pozitive. Po keshtu 60 paciente kane kerkuar te shkojne ne Greqi per kurim dhe nga keta 30 kane mundur te kryejne operacionet, te cilat nuk kryhen ne vendin tone" ka nenvizuar Spahia. Sipas ketij, kete vit pervec ketyre dy shteteve ka qene edhe Italia, e cila per here te pare ka kryer 20 nderhyrje kirurgjikale. Nje tjeter fakt qe pohohet nga sekretari i Pergjithshem i MSH-se eshte se ky shtet ka pritur edhe shumicen e pacienteve te djegie-plastikes, te cilet u plagosen pas shperthimit ne Gerdec. Operacionet te cilet jane te pamundura per t'u kryer ne spitalet tona jane kryesisht patologjite dhe pikerisht leucemite, trenasplantet e ndryshme si dhe semundjet e onkologjise. Nderkohe per te aplikuar per nderhyrje kirurgjikale jashte vendit eshte komisioni nder spitalor dhe kryeja e nje epikrize, te cilat shqyrtohet nga spitalet pritese.

Dokumentet

Dokumentacioni per pacientet qe duan te shkojne per kurim jashte vendit dhe qe kerkojne kurim falas ne baze te marreveshjeve, jane epikriza nga Qendra Spitalore Universitare "Nene Tereza" dhe vendim nga komisioni nder spitalor i QSUT-se. Keto dy dokumente ne rastin kur shkojne ne Turqi, duhen te perkthyera dhe te noterizuara ne Anglisht, ndersa per rastet qe shkojne ne Greqi, te perkthyera dhe te noterizuara ne greqisht.

Vizat

Per paciente qe kerkojne note verbale per lehtesimin e vizes ne ambasada, jane te nevojshme keto dokumente, epikrize nga QSUT. Dokumentacion qe verteton disponibilitetin per pritjen e pacientit ne vendin ku do shkoje dhe kostoja e shpenzimeve per kurimin e pacientit. Garanci bankare qe tregon pagesen e bere nga pacienti kundrejt spitalit, ne masen 30% te shpenzimeve per kurimin e pacientit jashte.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›