E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rinisin protestat e dhunshme ne Athine

Anarshistet greke u jane rikthyer protestave te dhunshme ne Athine. Qindra vete u mblodhen mbremjen e djeshme ne rruget e kryeqytetit helen dhe me pas u lokalizuan prane Ministrise se Punes, ne shenje solidariteti ndaj sulmit me acid ndaj nje emigranteje muajin e shkuar.

Ata i vune zjarrin kazaneve te mbeturinave dhe hidhnin mjete te forta ndaj policise, por nuk ka pasur te lenduar, vetem pak deme materiale. Por Greqia duket se eshte paralizuar dhe nga protesta e fermereve, te cilet kane bllokuar disa akse kryesore, perfshire dhe rrugen, qe lidh shtetin helen me Bullgarine fqinje.

Prej mese 4 ditesh fermeret synojne nga qeveria e rinovuar e Karamanlis plotesimin e kerkesave per cmime te garantuara te prodhimit, kompensime per demet nga moti i keq dhe rregullimin e borxheve te tyre. Pavaresisht se dje ministri i Bujqesise premtoi dje ndihme prej 500 milione eurosh, fermeret jane te vendosur te vazhdojne protesten deri ne realizim konkret te kerkesave.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›