Sulmohet kazerma e Forces se Sigurise se Kosoves me mortaje dore
Nje shperthim i fuqishem ka ndodhur te enjten ne mbremje ne qytetin e Pejes, ne kazermen ku jane te vendosur pjesetaret e Forces se Sigurise se Kosoves. Nga ky shperthim nuk ka te lenduar, por demet materiale vleresohet te jene te medha. "Nga kjo lloj arme eshte shtene me siguri, prej njeres nga ndertesat e aferta. Ka pasur deme materiale nen kulmin e nje ndertese, mirepo te lenduar nuk ka", tha zedhenesi i Policise se Kosoves, Veton Elshani per BBC-ne, fjala eshte per shperthimin e nje mjeti per te cilin dyshohet te jete predhe e nje mortaje te dores. Nderkaq, zedhenes i Policise se Kosoves per rajonin e Pejes, Avni Gjevukaj, konfirmoi dje se te enjten rreth ores 19:30 eshte raportuar qe ne kazermen e FSK-se ne Peje, e cila gjendet ne dalje te qytetit te Pejes ne drejtimin per Decan eshte hedhur nje granate. "Ne kuader te kazermes ka shume objekte. Njera nga to eshte goditur. Dyshohet qe eshte goditur me nje predhe mortaje te dores. Ka demtime strukturale, por jo demtime ne njerez", thote Gjevukaj. Sipas tij Policia eshte ne fazen fillestare te hetimeve dhe deri me tani nuk ka te arrestuar e as te dyshuar lidhur me kete sulm. Nderkaq, zyrtare te qeverise se Kosoves duke denuar sulmin ndaj kazermes se FSK-se, nuk deshirojne te komentojne motivet e ketij sulmi. Zedhenesi i Qeverise, Memli Krasniqi, thote se eshte mire qe para se te paragjykohet per motivet e sulmit, te priten rezultatet e hetuesise dhe policise.
Protestat
Mbi 200 ish-pjesetare te Trupave Mbrojtese te Kosoves protestuan dje para nderteses se qeverise se Kosoves, ku kerkuan qe te rishqyrtohet vendimi per mospranimin e tyre ne Forcen e Sigurise. Forca e Sigurise se Kosoves do te numeroje 2500 pjesetare, pas transformimit te TMK-se, si dhe pas nente vjetesh te funksionimit.
Protestat
Mbi 200 ish-pjesetare te Trupave Mbrojtese te Kosoves protestuan dje para nderteses se qeverise se Kosoves, ku kerkuan qe te rishqyrtohet vendimi per mospranimin e tyre ne Forcen e Sigurise. Forca e Sigurise se Kosoves do te numeroje 2500 pjesetare, pas transformimit te TMK-se, si dhe pas nente vjetesh te funksionimit.