Abortimi i demokracise
Thuhet se dita e mire shihet ne mengjes. Bazuar ne zhvillimet aktuale mund te themi se edhe 12 dhjetori do te jete nje dite pa ndryshime te dukshme. Thuhet se zgjedhjet e jashtezakonshme jane nje test i mire per demokracine. Po keto zgjedhje ne fakt jane sall nje test per papjekurine tone politike e cila na ka lene larg normave dhe standardeve demokratike te cilat zhvillimin e tyre e mbeshtesin ne respektimin dhe fuqizimin e kushtetutshmerise dhe ligjit gje kjo e cila ende nuk ka filluar te ndodhe tek ne. Si te tilla keto zgjedhje deshmojne per nje abortim te procesit te demokracise sic jemi mesuar te perjetojme abortime neper shume procese te mundimshme neper te cilat ka kaluar shoqeria jone. Po si ka mundesi qe keto zgjedhje te jashtezakonshme te jene test i mire per demokracine ndersa proceset zgjedhore brenda partive politike kane kaluar me aklamacion duke injoruar plotesisht voten e fshehte si nje nga parimet baze te demokracise
Per me keq keshtu te jashtezakonshme sic jane keto zgjedhje kane ngjallur nje deshperim nder qytetare ngaqe ne memorien e tyre fjala e jashtezakonshme ngjalle reminishenca teper te pakendshme. Qytetaret tane te sfilitur nga perpjekjet per mbijetese me se paku e kane merituar nje gje te tille. Per me teper zhberjen e qeverise do ta ndiejne ne lekuren e tyre. Ne nje gjendje te tille ata nuk kane si te mos ndjejne nje refuzim politik per keto zgjedhje. Kur ti shtohet kesaj edhe fakti se qytetaret me shume jane te preokupuar per zgjedhjet ne LDK sesa per zgjedhjet nacionale vetvetiu del se keto zgjedhje te jashtezakonshme nuk do te prodhojne me shume se nje mozaik te zakonshem politik te cilin e kemi pare deri tani. Ne fakt keto zgjedhje jane sall nje rast i mire per rifreskimin e qeverise dhe asgje me teper. Sigurisht qe zgjedhjet e jashtezakonshme lidhen me emrin e LDK-se sepse jane prodhim i saj i drejtperdrejte. Mbase ne keto zhvillime kjo parti eshte sjelle si dhelpra kur i eshte djegur bishti dhe ka besuar se eshte djegur e gjithe bota. Nese LDK-ja ka pasur nevoje per nje Kuvend Zgjedhor te Jashtezakonshem ku do te shihej se sa eshte kalbur derrasa mbi te cilen e ka vene lideri i saj dhe ne anen tjeter PDK-ja ka pasur nevoje per zgjedhje te jashtezakonshme nacionale qe te mund te shfrytezoje rastin me te mire per formimin e nje qeverie me kredibel shtrohet ceshtja se cfare jane perpjekjet e subjekteve tjera te vjetra dhe te reja qe synojne te nderrojne mozaikun e njohur politik Mund te thuhet se kurre fare. Ne keto zgjedhje te jashtezakonshme sall levizja Vetevendosje mund te behet pjese e zakonshme e skenes sone politike. Partizanet e Vetevendosje-s bojaxhi te specializuar pritet te behen pjese e Parlamentit te Kosoves per ti dhene atij nje ngjyrim me te dukshem opozitar. Kaq mund te prodhoje ky test demokratik dhe asgje me teper. Madje nuk pritet te jene atraktive as aleancat parazgjedhore ndersa partite politike vazhdojne te mbeshteten ne koncepte te forta lideriste.
Cdo gje tjeter do te jete e zakonshme. Para kutive do ti kemi militantet e partive objektet dhe rruget do ti kemi te mbushura me postere e slogane te zakonshme. Do te kemi te vendosura postere edhe me gozhda ne drunjte skaj rrugeve te cilet gjithnje e me shume po pakesohen. Do te kemi grupe e kengetare qe do te na ftojne tju besojme partive qe i kane paguar. Nxenesit do ti lene bankat e zbrazeta neper shkolla dhe do te vrapojne pas ngjarjeve politike sic jane mitingjet paraelektorale. Do te jete nje pamje plotesisht e njohur per ne e cila me se miri do ta pasqyroje fytyren e demokracise teper te brishte. Votuesit tane edhe njehere do te deshmojne se sillen me tru peshku ndersa vazhdojne tu besojne fjaleve dhe jo te bemave te lidereve politike.
Kur politika konceptohet si biznes ne konsumatoret votuesit zor e kemi te gjejme nje tezge te besueshme. Serish do te dalim dhe do te blejme shprese te rrejshme. Do te dalim dhe do te votojme per modelin e politikanit i cili nuk ka ide per ndertimin e shtetit ndersa politiken e sheh vetem si mundesi per shfrytezim te privilegjeve. Kjo gjendje do te ndodhe keshtu perderisa nuk pasurohen shume politikanet tane dhe perderisa nuk binden se u duhet nje shtet ligjor per tua siguruar pasurine e krijuar nga te qenit ne politike. Ky model eshte provuar edhe ne shtet fqinj te rajonit. Ne nuk mund te jemi me te mire se ata perkundrazi.