E Diel, 1 Nëntor 2026

PD apel Edi Rames ti kerkoje ndjese biznesmenit Shkelzen Abdullah Berisha

07-11-2010 / Gazeta 55

Partia Demokratike i kujtoi dje kryetarit te Bashkise Tirane dhe njeherazi kreut te PS-se Edi Rama se eshte pergjegjesi kryesor per sulmet e uleta mediatike te pak diteve me pare ndaj qytetarit dhe biznesit Shkelzen Abdullah Berisha. Keqperdorimi i nje te perditshme shqiptare e njohur prej kohesh si pjese e oborrit mediatik te Edi Rames dhe mungesa e profesionalizmit cuan ne degradimin e saj duke arritur deri aty sa biznesmeni Shkelzen Abdullah Berisha u mor per Shkelzen Sali Berisha. Kjo coi jo vetem ne nje situate komike por i rriti kredencialet negative medias ne fjale si dhe hodhi ne ere spekulimet dhe mashtrimet e perditshme te Edi Rames. Lidhur me ceshtjen ne fjale ka reaguar dje Partia Demokratike permes zedheneses Albana Mustafaraj duke e konsideruar spekulimin e pak diteve me pare si veprim te ulet dhe amoral ndaj biznesmenit Shkelzen Abdullah Berishes.
Edi Rama ne emer te Partise Demokratike ju ftojme ti kerkoni ndjese publike qytetarit dhe biznesmenit te ketij vendi Shkelzen Abdullah Berishes pasi ju dhe mediat rreth jush e sulmuan ne menyren me te ulet dhe amorale per biznesin e tij te ndershem. Kjo per fajin e vetem se i ati Abdullah Berisha i kish vene emrin Shkelzen emer te cilin sic del edhe ne dokumentimet e datelindjeve 20 vite me vone e mori edhe djali i Kryeministrit Sali Berisha u shpreh zedhenesja Mustafaraj.
Partia Demokratike i drejtohet te gjithe qytetareve te vendit te mendojne vetem per nje moment per moralin dhe ligesine shpirterore te kreut te bllokmeneve te rinj i cili edhe gjate muajit te mjaltit nga hotelet luksoze te Parisit sulmon nje qytetar dhe biznesmen shqiptar per tenderat e fituar me ndershmeri prej tij vetem e vetem se mbante emrin e djalit te Kryeministrit te Shqiperise.
Ne ju ftojme te dashur qytetare te percmoni kete qendrim primitiv kete sulm amoral te qytetarit njeriut prindit nga politikani qe ligesine ndaj te tjereve e ka per gezim shpifjet e uleta qe servir cdo dite si ushqimin e tij politik per ju i ka si alternative te vetme te cetes se bllokmeneve te rinj. Duke denuar kete qendrim edhe nje here i bejme thirrje Edvin Kristaq Rama Mr. 20 per qindeshi ti kerkoje te falur qytetarit e biznesmenit Shkelzen Abdullah Berisha per sulmin e ulet dhe amoral qe ndermori ndaj tij ne kulmin e muajit te mjaltit perfundon deklaraten per shtyp zedhenesja e Partise Demokratike Albana Mustafaraj.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›