Abraham Alechenu të Hajduku i Splitit

Nigeriani i Tiranës, Abraham Alechenu, mund të jetë pjesë e Hajdukut të Splitit në Kroaci. I vetmi lojtar i huaj që ka mundur të dalë tri herë kampion rresht në Shqipëri me tri skuadra të ndryshme (Elbasani, Tirana, Dinamo) ka marrë rekomandime të forta nga trajneri i Dinamos, Zlatko Dalic dhe ish-trajneri i Tiranës, Blaz Slishkovic. Menaxheri i lojtarit, Gëzim Mance, dhe atë të Hajdukut të Splitit janë duke mbyllur bisedimet e fundit për zyrtarizimin e kontratës.
E Marte, 16 Dhjetor 2008