Klodian Duro: “Siena ka dy muaj që më kërkon”

Klodian Duro te Siena, ish-skuadra e Erjon Bogdanit? Kjo ka të ngjarë të vërtetohet gjatë merkatos së janarit. Pas menaxherit te njohur Sokol Haxhia, është vetë mesfushori i Omonia Nikosias në kampionatin qipriot që e pohon këtë gjatë një interviste të gjatë për të përditshmen sportive “Sport Ekspres”. Duro: “Siena ka dy muaj që më kërkon, por për këtë vendos klubi im, Omonia Nikosia. Në moshën time është e pamundur t’i thuash jo kësaj ftese. Unë jam një tifoz i futbollit italian dhe në vecanti i Serisë A. Megjithatë unë kam një kontratë dy vjecare me Omonian”.
Klodian Duro shënoi së fundi një tripletë në fitoren 4-1 kundër APOP. Për “Panorama Sport”, Duro tregon edhe festimet pas fitores. “Presidenti i klubit, Miltiadis Neofitous, më përgëzoi në mënyrë të vecantë. Bëre një mrekulli, më tha. Nuk e kisha parë aq të gëzuar. U krijua një atmosferë e jashtëzakonshme”.
Goli më i bukur i tij për fanellën e skuadrës qipriote është ai kundër Mancester Sitit në Kupën UEFA, ku la në hije edhe një superyll si braziliani Robinjo.
Duro ka luajtur deri tani për 9 skuadra: katër shqiptare (Elbasani, Vllaznia, Partizani, Tirana) e pesë të huaja: tre në Turqi, Samsunspor, Matiaspor e Rizespor, si dhe Arminan e Bieleldit në Gjermani e tani me Omonian e Nikosisë në Qipro.
Klodian Duro ka shënuar deri tani 44 gola (25 me Tiranën), ndërkohë që ka zhvilluar 50 ndeshje me Kombëtaren, ku ka shënuar 4 gola me fanellën kuqezi.
Duro është një nga pesë lojtarët aktualë shqiptarë që luajnë në Qipro, duke përfshirë edhe Arjan Beqajn, Altin Haxhin, Isli Hidin dhe Blerim Rustemin.
E Marte, 16 Dhjetor 2008