E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barcelona zhyt në terr Realin e Madridit

Barcelonë - Humbja e kësaj jave me Barcelonën 0-2, e fut Realin e Madridit në një tunel të errët pa asnjë rreze drite përpara. Megjithëse madrilenët pas ardhjes së Ramosit ishin më entuziastë, ky entuziazëm nuk ndikoi fare tek ata. Katalanasve pas kësaj ndeshjeje u bie në qafë në qoftë se do t’u thoshe se janë "thjesht" në formë, por fare mirë mund t’i quash një “bishë biblike” që nuk pyet për asnjë emër që i del përpara.

Djemtë e Guardiolës shkëpun akoma më tepër pas kësaj javë, duke përfituar edhe nga humbja e Vilarealit me Seviljan. Diferenca shkon në tetë pikë, ku tani ndjekësja më e afërt është skuadra e Valencias dhe Seviljas. Reali zbret nga vendi i pestë në të gjashtin, duke u parakaluar nga Atletiko e Madridit.

Javën e ardhshme Reali i Madridit do të presë Valencian në “Bernabeu”, ndërsa Barcelona do të udhëtojë në transfertën e Vilarealit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›