E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkarkohet Andrea Culli, vjen Mustafa Hysi

Presidenti i Luftëtarit, Flamur Bime, shkarkoi pas rezultateve negative trajnerin Andrea Culli, duke e zëvendësuar atë me Mustafa Hysin, një teknik që e ka drejtuar edhe më parë skuadrën gjirokastrite. 46-vjecari Hysi, një lojtar i njohur i Luftëtarit të kohës së Brahos e Kallucit, ka drejtuar Luftëtarin në sezonin 2005-2006, kur edhe e ngjiti në Kategorinë Superiore. Ndeshja e radhës e Luftëtarit është ajo me Adën.

SKËNDERBEU – Korcarët fituan ndeshjen e parë kundër Dinamos (1-0) në Kupën e Shqipërisë, falë golit të Bledi Shkëmbit. Kundër 17-herë kampionëve të Shqipërisë, Skënderbeu do të luajë me një formacion të dyrës së dytë, pasi i bindur se do të eliminohet nga Dinamo, mendon t’i ruajë titullarët për ndeshjen kundër Tërbunit në kampionatin e Kategorisë së Parë. Skënderbeu, që fitoi ndeshjen e fundit kundër Pogradecit, ndodhet në vendin e parë me 7 pikë më shumë se Gramozi e Laci, që ndajnë midis vendet 2-3.

GRAMOZI- Skuadra e Gramozit barazoi në shtëpi me Kastriotin (1-1), në një ndeshje ku mungonin katër lojtarë titullarë. Trajneri Ilir Qirjako vlerësoi lojën e skaudrës së tij, duke synuar të mbajë lart moralin për ndeshen e radhës. Gramozi i vendit të dytë ka grumbulluar 19 pikë në shtëpi.

DAJTI – Drejtuesit e lartë të skuadrës kamzaljote protestuan për dhunën e shfaqur në Librazhd në barazimin kundër Librazhdit vendas. Trajneri Përparim Daiu është goditur në fytyrë nga lojtari i Sopotit, Moqi, ndërkohë që Daiu ishte duke debatuar me arbitrin e takimit.

BILISHT SPORT – Presidenti i Bilisht Sport, Gëzim Xhaci, pas humbjes me Adën në Pukë, ia hodhi fajin terrenit të keq, të rënduar edhe më shumë nga shirat, teksa pohoi se gjyqtarët nuk duhej të lejonin zhvillimin e ndeshjes. Gjithsesi, trajneri Luan Deliu ishte kritik me lojën e paraqitur nga lojtarët e tij.

LACI – Trajneri i Lacit, Edi Martini, shpreson se skuadra e tij do të ngjitet në Kategorinë Superiore. Laci ndan vendin e dytë me Gramozin (të dy me 26 pikë). Martini u shpreh se ka një grup të mirë lojtarësh, por skuadra do të bëjë përforcime në merkaton dimërore. Në ndeshjen e fundit Laci fitoi me Luftëtarin në takimin e zhvilluar në Tepelenë.

BURRELI – Burrelasit do të përballen të mërkurën me Partizanin në ndeshjen e kthimit të turit të Dytë të Kupës së Shqipërisë, por mendjen e ka në ndeshjen kundër Besëlidhjes në kampionat, ndaj së cilës kërkon fitore. Të shtunën e kaluar Burreli humbi me Turbinën në Cërrik, në një takim që sipas futbollistit Klodian Baku zhvillua nën presion psikologjik dhe dhunë.


E Marte, 16 Dhjetor 2008  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›