E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çelsi nuk përfiton nga barazimi i Liverpulit

Londër - Çelsi nuk ka përfituar dot nga ndalja e Liverpulit me Hull Sitin, duke u ndalur edhe vetë nga Uest Hami. Blutë nuk arritën të shkojnë më shumë se barazimi 1-1 në fushën e këtyre të fundit. Nëse djemtë e Skolarit do të merrnin një fitore në këtë takim, do të kalonin në vendin e parë përpara Liverpuit, i cili ka vetëm një pikë më shumë se londinezët.

Liverpuli shpëton për mrekulli kreun, megjithëse doli në barazim me Hull Sitin 2-2 në “Amfild”. Në të njëjtën linjë me dy skuadrat e para kanë ecur edhe kampionët e Mançesterit, të cilët u ndalën në barazim 0-0 me Totenhemin.

Arsenali zbret përsëri nga vendi i katërt me barazimin e marrë ndaj Midellsbrout. Nga ekipet e kreut i vetmi që ka përfituar ishte Aston Vila që arriti të fitonte me Bolltonin 4-2. Me këtë rezultatat Aston Vila ngjitet përsëri në vendin e katërt në tabelë.

Rezultatet e kësaj jave dhe renditjen e ekipeve të Premierligës do t’i gjeni me një klikim në logon e këtij kampioanti në homepage

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›