E Shtunë, 31 Tetor 2026

Anglezi Web, albitër i finales

Houard Webb do të jetë albitri kryesor në ndeshjen finale për titullin e kampionit të botës në futboll. Ish-polici 38-vjeçar do të gjykojë ndeshjen Spanjë-Holandë, që do të luhet të dielën në Johanesburg. Lajmin e bën të ditur FIFA nëpërmjet një komunikate që vërteton kështu zërat e ditëve të fundit që e shikonin Webb si emrin më të mundshëm për të drejtuar finalen e 11 Korrikut në "Soccer City".
Gjatë këtij kampionati, ai ka pasur jo pak kritika për arbitrimin e ndeshjeve. Ndërkohë që UEFA e kishte caktuar për gjykimin e finales së Champions, midis Interit dhe Bayernit. Asistentët e tij do jenë anglezët Darren Cann e Michael Mullarkey, ndërsa albitër i katërt japonezi Yuichi Nishimura. Finalja për vendin e tretë, Uruguaj-Gjermani, të shtunën në "Nelson Mandela Bay/Port Elizabeth" do drejtohet nga meksikani Benito Archundia.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›