E Shtunë, 31 Tetor 2026

Abramoviç shet Çelsin te sheikët?

Një tur mes familjeve
mbretërore arabe për të
gjetur një blerës për Çelsin e
tij. Sikurse shkruante dje
"Sunday Times", dashuria e
madhe mes miliarderit rus,
Abramoviç, dhe bluve ka
përfunduar tashmë dhe të
dërguarit e tij kanë vizituar
Arabinë Saudite dhe Dubain
për të kërkuar interesimin e
ndonjë sheiku. Lajmin e ka
bërë publik një nga emisarët
e Abramoviç, gjithnjë sipas
shkrimit të ‘Sunday Times", i
cili pohon se kanë pasur
takime me familjet mbretërore
saudite.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›