Angli: Kaka-Siti e mbaruar, por Reali ofron 100 milionë
Ka firmosur dhe është i shi
tur". Sigurisht, subjekti
është Kaka dhe "Daily
Star" ia atribuon atij frazën e
mësipërme, duke iu referuar Ariedo
Braidës për kalimin e brazilianit
te Mançester Siti. Drejtori
sportiv i Milanit u ka thënë
të shtunën disa aksionistëve kuqezinj,
të cilët nuk kanë dhënë
komente të tjera. Por konsiderata
e Mark Hjuxhs, të shtunën në
mbrëmje, është se transferimi i
Kaka, sigurisht që nuk është një
transferim jo normal, nga ata që
mbyllen brenda 24 orëve, dhe se
"do të duhet kohë, sepse është
një nga tratativat më të komplikuara
të historisë së futbollit".
Sfida e Realit - Bëhet fjalë për
kohë, që skuadra e sheikut Mansour
nuk e ka, pasi sipas "News
of the World" rrezikon shumë,
ngaqë në lojë po hyn Reali i
Madridit, i cili po tenton "t‘ia
rrëmbejë" Sitit nga duart brazilianin.
Nuk është një lajm i ri,
pasi spanjollët e kanë shprehur
disa herë dëshirën për ta marrë
brazilianin e Milanit. Ata kanë
ofruar të njëjtën shifër, 100 milionë
euro. Rroga që Reali do t‘i
paguante lojtarit është më e
vogël se 500 mijë eurot në javë,
që i premton Siti. I ndryshëm
është diskutimi i Mançester
Sitit, që e do lojtarin menjëherë,
ndërsa Reali e kërkon në fund të
qershorit, pasi të jenë zhvilluar
zgjedhjet për pasuesin e presidentit
Ramo Kalderon. Sipas
gazetës angleze, tratativat e Realit
kanë filluar të premten në
mbrëmje, kur emisarët spanjollë
kanë kontaktuar me babanë e
lojtarit, për të mësuar më shumë
rreth kostos së tij. Një zë pranë
Sitizenëve ka konfirmuar vështirësitë
e tratativës: "Nëse Kaka
do të pranonte termat e kontratës,
gjithçka do të zgjidhej
brenda 5 minutash. Por ka
shumë gjëra për t‘u marrë në
konsideratë, sponsorizimet, të
drejtat mbi reklamat etj".
Përgënjeshtrimi - Ndërsa
anglezja "The Observer" hedh
më shumë dyshime, duke sjellë
një burim konfident pranë pronarëve
të Sitit", sipas të cilit "oferta
prej 110 milionë eurosh
është absolutisht qesharake". Jo
vetëm. Sipas tyre, e gjithë historia
është montuar nga Silvio Berluskoni
për të pasur një rikthim
pozitiv të imazhit, nëse transferimi
nuk do të kryhej dhe Kaka do
të qëndronte në San Siro. Në
fakt, i pari që ka folur për ofertën
110 milionë euro ka qenë
Milani. "Shifrat e publikuara në
shtyp rreth blerjes së Kaka janë
totalisht joreale, shpjegon burimi
anonim pranë sheikut Mansur
bin Zajed Al Nahjan. Në realitet
flitet për një ofertë te rreth
55 milionë euro. 100 milionë do
të ishte vërtet qesharake dhe një
çmenduri të shpenzoheshin në
merkaton aktuale. Me ato para
mund të bëhen shumë e shumë
gjëra të tjera. Pastaj pronari i Sitit
është një njeri inteligjent dhe
nuk është një tip, që i shpenzon
lehtë paratë e tij".
Tifozët - Të shtunën në San
Siro ishte nata e Kakasë. Ndeshja
ndaj Fiorentinës mund të jetë e
fundit për të me kuqezinjtë. "Nuk
është vendosur asgjë, thotë Galiani,
thjesht po vlerësojmë ofertën.
Por kontestimi tifozëve ka
qenë shumë i fortë dhe shoqëruar
nga qindra pankarta, dedikuar
idhullit të tyre, Kaka.
tur". Sigurisht, subjekti
është Kaka dhe "Daily
Star" ia atribuon atij frazën e
mësipërme, duke iu referuar Ariedo
Braidës për kalimin e brazilianit
te Mançester Siti. Drejtori
sportiv i Milanit u ka thënë
të shtunën disa aksionistëve kuqezinj,
të cilët nuk kanë dhënë
komente të tjera. Por konsiderata
e Mark Hjuxhs, të shtunën në
mbrëmje, është se transferimi i
Kaka, sigurisht që nuk është një
transferim jo normal, nga ata që
mbyllen brenda 24 orëve, dhe se
"do të duhet kohë, sepse është
një nga tratativat më të komplikuara
të historisë së futbollit".
Sfida e Realit - Bëhet fjalë për
kohë, që skuadra e sheikut Mansour
nuk e ka, pasi sipas "News
of the World" rrezikon shumë,
ngaqë në lojë po hyn Reali i
Madridit, i cili po tenton "t‘ia
rrëmbejë" Sitit nga duart brazilianin.
Nuk është një lajm i ri,
pasi spanjollët e kanë shprehur
disa herë dëshirën për ta marrë
brazilianin e Milanit. Ata kanë
ofruar të njëjtën shifër, 100 milionë
euro. Rroga që Reali do t‘i
paguante lojtarit është më e
vogël se 500 mijë eurot në javë,
që i premton Siti. I ndryshëm
është diskutimi i Mançester
Sitit, që e do lojtarin menjëherë,
ndërsa Reali e kërkon në fund të
qershorit, pasi të jenë zhvilluar
zgjedhjet për pasuesin e presidentit
Ramo Kalderon. Sipas
gazetës angleze, tratativat e Realit
kanë filluar të premten në
mbrëmje, kur emisarët spanjollë
kanë kontaktuar me babanë e
lojtarit, për të mësuar më shumë
rreth kostos së tij. Një zë pranë
Sitizenëve ka konfirmuar vështirësitë
e tratativës: "Nëse Kaka
do të pranonte termat e kontratës,
gjithçka do të zgjidhej
brenda 5 minutash. Por ka
shumë gjëra për t‘u marrë në
konsideratë, sponsorizimet, të
drejtat mbi reklamat etj".
Përgënjeshtrimi - Ndërsa
anglezja "The Observer" hedh
më shumë dyshime, duke sjellë
një burim konfident pranë pronarëve
të Sitit", sipas të cilit "oferta
prej 110 milionë eurosh
është absolutisht qesharake". Jo
vetëm. Sipas tyre, e gjithë historia
është montuar nga Silvio Berluskoni
për të pasur një rikthim
pozitiv të imazhit, nëse transferimi
nuk do të kryhej dhe Kaka do
të qëndronte në San Siro. Në
fakt, i pari që ka folur për ofertën
110 milionë euro ka qenë
Milani. "Shifrat e publikuara në
shtyp rreth blerjes së Kaka janë
totalisht joreale, shpjegon burimi
anonim pranë sheikut Mansur
bin Zajed Al Nahjan. Në realitet
flitet për një ofertë te rreth
55 milionë euro. 100 milionë do
të ishte vërtet qesharake dhe një
çmenduri të shpenzoheshin në
merkaton aktuale. Me ato para
mund të bëhen shumë e shumë
gjëra të tjera. Pastaj pronari i Sitit
është një njeri inteligjent dhe
nuk është një tip, që i shpenzon
lehtë paratë e tij".
Tifozët - Të shtunën në San
Siro ishte nata e Kakasë. Ndeshja
ndaj Fiorentinës mund të jetë e
fundit për të me kuqezinjtë. "Nuk
është vendosur asgjë, thotë Galiani,
thjesht po vlerësojmë ofertën.
Por kontestimi tifozëve ka
qenë shumë i fortë dhe shoqëruar
nga qindra pankarta, dedikuar
idhullit të tyre, Kaka.