Ronaldo nuk bën spiunin: E di, por s‘them asgjë
Transferimi i mundshëm i Kakasë falë milionave të
shumtë në drejtim të Anglisë, ka bërë të rikthehet në
mendjen e gjithkujt ajo zhurmë e madhe në lidhje me kalimin
e "Fenomenit" Ronaldo nga Interi për te Reali i Madridit.
Vetë braziliani, që aktualisht luan me skuadrën e Korinthias,
i intervistuar nga një televizion brazilian, shpreh mendimin
e tij në lidhje me këtë çështje, duke lënë të nënkuptohet
se, ai është në dijeni për gjithçka rreth të ardhmes së
mundshme të vetë Kakasë. "Unë kam folur me Rikin, por
sigurisht nuk do të them asgjë për atë që ju fola më sipër.
Mundem vetëm të them se, ai është shumë i qetë dhe
është një djalë që e ka kokën mbi shpatulla. Do të zgjedhë
atë që është më e mira për të". Më pas ka lëshuar një
batutë: "Si kanë ndryshuar kohërat: kur unë shkova te Reali
i Madridit, edhe pse me shifra shumë herë më të vogla,
zhurma ka qenë shumë herë më e madhe..."