E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edhe Hamburgu hidhet në kërkim të Lorik Canës

Pas Evertonit, Arsenalit, Realit të
Madridit, Romës dhe Bajernit të
Mynihut, Hamburgu është skuadra
e radhës, e cila kërkon të marrë në
gjirin e saj futbollistin shqiptar, Lorik
Cana. Lajmi është publikuar dje nga
faqja sportive franceze e specializuar
në merkato "Mercato-
365.com.fr" dhe "Goal.com" (versioni
gjermanisht). Kapiteni i Olimpikut
të Marsejës është futur në listën e
menaxherëve të skuadrës gjermane,
e cila e ka bërë tashmë të njohur
interesimin për mesfushorin e
Kombëtares kuqezi. Sipas shtypit
francez, Cana vazhdon të vuajë
dëmtimin e pësuar pak javë më parë
dhe rikthimi i tij në fushë mendohet
se mund të bëhet javën që vjen.
Hamburgu, që për momentin pozicionohet
në vendin e katërt të klasifikimit
të kampionatit gjerman të
futbollit, në kuotën e 33 pikëve, dy
më pak se kryesuesit, ka identifikuar
te shqiptari përforcimin ideal të
mesfushës së tij. Sipas shefit të merkatos
së ekipit të Bundesligës, Dietmar
Beiersdorfer, Cana do të ishte
zëvendësuesi më i mundshëm i Nigel
de Jong, i cili pritet të largohet në
drejtim të Anglisë, te Mançester Siti
i bosëve arabë. Sipas "Goal.com",
"shqiptari kapiten i Marsejës është
një kandidat shumë i mirë për të
zënë vendin e holandezit. Futbollisti,
i cili ka mbi shpinën e tij 35 ndeshje
me fanellën e Kombëtares së Shqipërisë,
është shpallur për tre vite
radhazi si futbollisti më i mirë i vitit
në vendin e tij dhe mund të luajë në
pozicione të ndryshme në fushë.
Vlera e 25-vjeçarit të Marsejës, kontrata
e të cilit skadon në vitin 2012,
vërtitet te rreth 10 milionë eurot dhe
kjo nuk është një shumë e vogël për
klubin e Hamburgut". Edhe pse
është bërë në merkaton e dimrit,
duket se synimi për realizimin e saj
është për në fundin e zezonit. Por
Hamburgu më parë duhet të fitojë
një konkurrencë të vështirë ndaj
Bajernit të Mynihut, i cili duket se ka
siguruar një parakontratë me futbollistin
shqiptar për në verë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›