150 milionë për Kaka? Mesi vlen 200
Është shumë e mundshme, që drejtuesit e skuadrës së
Barcelonës po ndjekin me shumë vëmendje zhvillimet
në lidhje me tratativat për blerjen e Kakasë dhe kanë mbetur
të shokuar nga gatishmëria ekonomike e sheikut Mansur
Bin Zajed Al Nabjan, pronarit të klubit
anglez, Mançester Siti. Një gjë e tillë duke se
i ka trembur së tepërmi drejtuesit e klubit
katalanas, të cilët tashmë e shikojnë si
shumë të frikshme se një gjë e tillë mund të
ndodhë me yjet e tyre dhe në veçanti me të
admirueshmin e gjithë globit, talentin
argjentinas, Lionel Mesi. Kjo duket se është
bërë shkas edhe për hedhjen e disa tezave:
blaugrant po mendojnë të blindojnë yllin e
tyre, Leo Mesi, me një klauzolë, nëse do të
ketë në të ardhmen një prishje të njëanshme
të kontratës, e cila do të kapte koston e plot
200 milionë eurove. Një gjë e tillë do të dukej e mjaftueshme
për të trembur sheikun e Mançester Sitit, apo sheikë të tjerë
të pangopur, të cilët mund të tentojnë ta rrëmbejnë futbollistin
e adhuruar të skuadrës spanjolle. Një skenar i tillë, duhet
të përgatitet shumë shpejt, për të shmangur atë që po
ndodh aktualisht mes Kakasë, Milanit dhe Mançester Sitit.
E kush do të ishte ajo skuadër që nuk do ta dëshironte ta kishte
në mesin e saj një lojtar të tillë si ylli i Barcelonës, Lionel Mesi.
Për atë, vërtetë që mund të dalë dikush i cili të bëjë çmenduri,
ndoshta edhe më të paimagjinueshme se ajo që po i ndodh sot
brazilianit të Milanit, i cili me shumë mundësi
duket se do të dorëzohet para ofertës së jashtëzakonshme
të sheikut të kamur në para, Mansur.
Edhe pse në dy çmimet e dhëna për vitin
2008, ai i "Topit të Artë" dhe "Fifa World Player"
(të dy të fituar nga portugezi Kristiano Ronaldo),
ku Mesi u rendit i dyti, thuajse të gjithë janë
në unison se, në të vërtetë, lojtari më i mirë në
botë në këto vitet e fundit është argjentinasi.
Por në dhënien e çmimeve, janë trofetë e fituar
ata që ndikojnë në vendimet përfundimtare.
Vetëm pak ditë më parë, ka qenë një yll i madh,
i konsideruar si më i madhi i historisë së futbollit
botëror, Diego Maradona, ai i cili ka pranuar se Mesi mund
të bëhet edhe më i madh se ai. "Do të doja që Leo Mesi të bëhej
akoma dhe më i madh se unë. Do të fitonim të gjithë: më shumë
futbolli argjentinas, kombëtarja, rrjedhimisht edhe unë si trajner
i saj. Prandaj do të më pëlqente që Mesi të bëhej një Maradona
i ri, ndoshta edhe më i mirë se Maradona".