E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pas 7 javesh, varroset Majkell Xhekson

Shtate jave pasi vdiq, mbreti i pop-it me ne fund u varros ne varrezat e Los Angeles, Forest Long ne Hollywood, ku me 6 korrik u mbajt ceremonia shpirterore kushtuar atij. Pavaresisht ceremonise se zhvilluar ne "Stapes Centre" muajin e kaluar, gjate varrimit te Michael Jackson ne varrezat e Los Angeles ishin prezent vetem anetaret e familjes, pa kurrfare ceremonie. Lokacioni ne te cilin u varros eshte sekret per te gjithe, nga frika se nje armate e tere adhuruesish mund te vershohet drejt varrit per t'i dhene nderime ose ne rastin me te keq, per te vjedhur eshtrat e tij. "Michael eshte varrosur, por askush nga punonjesit e drejtorise se varrezave nuk e di se ku ndodhet varri i tij", tha nje burim anonim per "Daily Mirror". Varrimi i Jackson deri tani eshte shtyre per shkak te rrethanave te pashpjeguara sa i perket vdekjes se tij.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›