E Shtunë, 31 Tetor 2026

Abrashi: Problem dokumentet, smund të luaj

Amir-Abrashi-Swiss_2789413Amir Abrashi është lojtari që refuzoi Zvicrën për të luajtur me Shqipërinë, por me shumë mundësi nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen e parë të kombëtares. Dokumentet nga Zvicra janë vonuar shumë dhe ai po pret me padurim ditën kur do të ndizet drita jeshile. Abrashi është shumë i lumtur për këtë grumbullim dhe ka falënderuar të gjithë lojtarët kuqezinj.

Jam shumë i lumtur që ndodhem mes tyre. Më kanë pritur shumë mirë dhe ndihem shumë i nderuar që kam veshur këtë fanellë, tha Abrashi. Ai është shumë krenar kur flet për momentin që i kthehu përgjigje teknikut të Zvicrës, Otmar Hicfeld.

Më mori në telefon për të më ndryshuar mendjen, por e kisha vendosur që do të luaja për Shqipërinë, tregon duke qeshur Abrashi. Problem të njëjtë si mesfushori gjakovar ka edhe Vullnet Basha. Nëse dokumentacioni i tyre do të vijë 24 orë përpara ndeshjes ata do të jënë të gatshëm për ndeshjen.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›