E Shtunë, 31 Tetor 2026

Absurditeti i të majtës në eliminimin dhe asgjësimin e solidaritetit social

17-08-2011 / Nga Ilirian Dahri

Të majtës në tërësi, asaj shqiptare, portugeze apo italiane, e kështu me radhë, nuk u intereson më solidarizimi me shtresat e varfra të shoqërisë. Nuk u intereson më  sjellja dashamirëse kundrejt njerëzve në nevojë, duke braktisur, eliminuar apo asgjësuar solidaritetin ndaj shtresave në nevojë. Etja për pushtet po i shndërron edhe programet edhe idetë e tyre. Tashmë ato kanë harruar  sforcimin aktiv që e konsideronin si një akt që ndeshet me nevojat e dikujt që ka nevojë për ndihmë. Kanë harruar sakaq edhe kuptimin kryesor të fjalës solidaritet që ka si kuptim kryesor të sajin atë të solidaritetit etik dhe atij sociologjik. E pra e majta shqiptare, prej kohës tashmë është kundër rritjes së pensioneve, kundër rritjes së pagave pra kundër atyre shtresave që së shumti janë në nevojë. Refuzojnë në njëfarë mënyre edhe vetë termin “solidaritet social” që nënkupton aktivitetet e zhvilluara nga institucionet për të ndihmuar njerëzit me probleme dhe të marxhinalizuar për shkak të problemeve ekonomike. Refuzojnë hapjen e vendeve të reja të punës, duke refuzuar në këtë mënyrë të papunët, refuzojnë rritjen e pensioneve duke refuzuar pensionistët, refuzojnë rritjen e pagave të ulëta duke refuzuar madje edhe invalidët. E njëjta gjë po ndodh edhe me të majtën italiane tashmë që në një klimë jo të mirë ekonomike planetare, dhe në një kohë që Italia po kalon një situatë jo dhe aq të mirë politike. Gjithsesi presidenti i Këshillit të Ministrave të Italisë Silvio Berlusconi pas aprovimit të manovrës ekonomike është i gatshëm për të bashkëpunuar me opozitën italiane e cila për hir të së vërtetës javën e kaluar, e konsideroi këtë manovër si një akt lufte për Italinë. Në fakt, në ditët e pakta të pushimeve për kryeministrin e Italisë, Berlusconi ka gjetur kohën për t’ju drejtuar opozitës. “Manovra mund të përmirësohet” është shprehur Presidenti i Këshillit të ministrave të Italisë duke vazhduar se do të mirëpriste ide të reja pa bërë asnjë dallim mbi burimet nga do të  vijnë  këto ndryshime. Natyrisht që Berlusconi i referohet angazhimit të së majtës Italiane e cila kërkon të përdorë shtrëngimet ekonomike për synimet e saj politike. Gjithsesi Berlusconi është i hapur ndaj ndryshimeve që mund t’i bëhën ende manovrës por ka lënë të kuptohet se  kontributi i solidaritetit do të mbetet i pandryshueshëm duke e konsideruar këtë edhe si një akt drejtësie dhe në të njëjtën kohë nuk kërkon një rritje të mundshme të Tatimit të vlerës së shtuar. Nga ana tjetër Berlusconi kërkon përgjegjshmëri nga ana e opozitës duke u shprehur se “pres përgjegjshmëri nga të gjitha forcat politike” përfshi këtu edhe vetë partitë e maxhorancës prej të cilave kërkon propozime personale por që “kur të kërkojmë disiplinën e partisë rezultati do të jetë në unanimitet. Ndoshta fjalët e Berlusconit i referohen Umberto Bossit i cili në jë takim me partinë e tij Lidhja e Veriut mes të tjerave është shprehur se “duheshin bërë disa shkurtime në të kundërt Europa këtë herë do na vriste”. Më tej Bossi ka shtuar se ka shumë njerëz që mendojnë se shteti duhet t’i japë ndonjë gjë por sipas tij “shteti nuk duhet të na japë asgjë,  mjafton që të na japë lirinë dhe të tjerat i bëjmë me zotësinë tonë”. Natyrisht lideri i Lidhjes së Veriut është shumë i ndjeshëm në lidhje me asistencializmin, ka luftuar prej kohësh për këtë argument që nga krijimi i partisë së tij e deri më sot. “Asistencializmi është një gangrenë që prej kohësh nuk është dicka e mirë as për veriun dhe as për jugun”- është shprehur më tej Bossi. Pritet pra një javë e “nxehtë” në Itali, mes debateve në parlament të parashikuara për datën 22 të këtij muaji ku temat më të nxehta do të jenë shkurimet për komunat, siguria, arsimi dhe shëndetësia. Flitet së do të jetë një betejë ku padyshim e majta italiane do të luajë një rol kryesor pasi edhe vetë ata e kanë cilësuar si një akt lufte. Të majtës italiane nuk i mjafton as kontributi i solidaritetit, madje janë shumë “luftarak”edhe kundër tij.   Kontributi i solidaritetit do të sjellë në arkat e shtetit Italian  rreth 1 miliardë euro në vit të cilat do të ishin shumë të nevojshme për një shtet në vështirësi edhe për shkak të krizës planetare. Një milliard euro që do të shkonte çdo vit tek pensionistët, tek të papunët, tek shtresat në nevojë, tek invalidët apo edhe tek të huajt. Por siç u përmend edhe më lart etja e tyre për pushtet po i shndërron edhe programet dhe idetë e tyre.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›